Uzina e Rubikut do të shndërrohet në Qendër të Industrisë Ushtarake

Uzina e Rubikut do të kthehet në një pikë kyçe të industrisë ushtarake shqiptare. Kryeministri Edi Rama, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu dhe ministri i Drejtësisë Ulsi Manja vizituan ambientet e uzinës, ku u takuan me ish-punonjës dhe diskutuan mbi planet për revitalizimin e saj.
Projekti është drejt finalizimit pas një faze intensive negociatash dhe do të hapë një front të ri punësimi. Rubiku është identifikuar si një nga pikat kryesore të investimeve për prodhim ushtarak, kryesisht për eksport. Qendra do të jetë pjesë e një rrjeti kombëtar të industrisë ushtarake, të shpërndarë në disa zona të vendit, secila me një profil të specializuar prodhimi.