Ardi Veliu është profesionist në fushën e sigurisë, me një karrierë të gjatë dhe suksesshme në Policinë e Shtetit Shqiptar, Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, dhe institucione te ngjashme sigurie. Ka një karrierë 25 vjeçare në fushën e sigurisë dhe ka mbajtur funksione të larta drejtuese, duke përfshirë Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe Zëvendësministër i Infrastruktrurës dhe Energjisë. Gjatë ushtrimit të detyrave, ka kontribuar në rritjen e efikasitetit dhe menaxhimin e institucioneve që ai ka drejtuar. Z. Veliu ka përfunduar studime e larta në fushat e sigurisë, drejtësisë dhe administratës, si dhe ka marrë pjesë në shumë trajnime brenda dhe jashtë vendit, ka botuar artikuj shkencorë në revista në fushën e sigurisë. Është njohës i mirë i gjuhës angleze dhe turke si dhe ka aftësi të shkëlqyera profesionale, teknike dhe sociale, duke plotësuar figurën e një profesionisti të kompletuar në fushën e sigurisë dhe menaxhimit.