Mirësevini në KAYO

Misioni

Të kontribuojë në sigurinë kombëtare dhe rajonale, duke zhvilluar një industri moderne ushtarake të bazuar në kapacitete vendore dhe partneritete strategjike.

Vizioni

Të krijojë një treg efikas dhe konkurrues për industrinë ushtarake, të integruar në tregjet rajonale dhe globale.

Historiku

Kompania u themelua në vitin 2024, duke trashëguar kapacitetet prodhuese të Uzines së Lëndëve Plasëse Mjekës, Uzines Mekanike Gramsh dhe Kombinatit Mekanik Poliçan.

Veprimtaria

KAYO sh.a operon në industrinë e mbrojtjes dhe sigurisë, duke ofruar produkte dhe shërbime për Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe tregjet ndërkombëtare.

Objektivat Kryesore

Projektimi, prodhimi, riparimi, demilitarizimi, asgjësimi dhe tregëtimi brenda dhe jashtë vendit të të gjitha llojeve të armëve ose pjesëve të armëve, përfshirë dhe armët ushtarake, municioneve, teknologjitë dhe pajisjet ushtarake, uniformat, mjetet, pajisjet dhe sistemet e armatimit e komunikimit, si dhe çdo aktivitet të lidhur me këtë veprimtari, në funksion të politikave kombëtare të sigurisë e mbrojtjes dhe rritjes së kapaciteteve ushtarake

· Ngritja, zhvillimi dhe forcimi i industrisë së prodhimit e të tregtimit të armëve, me qëllim sigurimin e nevojave të Forcave të Armatosura dhe ato të sigurisë në RSH si dhe realizimit të fitimit ekonomik

Mobilizimi i kapitalit shtetëror dhe/ose privat në funksion të zhvillimit të aktivitetit të saj.

· Nxitja e investimeve në teknologji dhe inovacion për prodhimin, përdorimin, tregëtimin e armëve Brenda dhe jashtë vendit.

· Bashkëpunimi me subjekte të ndryshme shtetërore e private, kombëtare ose shoqëri të themeluara në bashkëpunim me subjekte private dhe/ose publike të ngritura për realizimin e tyre.

·Prodhimi dhe furnizimi me pajisje të nevojshme Forcat e Armatosura dhe strukturat e tjera përgjegjëse të sigurisë për të garantuar mbrojtjen dhe sigurinë e interesave kombëtare.

· Ndërtimi, zhvillimi dhe përmirësimi I kapaciteteve vemdase për të prodhuar e furnizuar Forcat e Armatosura dhe strukturat e tjera përgjegjëse të sigurisë me pajisje të nevojshme për operacionet e tyre.